Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni4 vite nga vdekja e Almir Aliut, gjykimi akoma në proces

4 vite nga vdekja e Almir Aliut, gjykimi akoma në proces

Katër vite nga vdekja e Almir Aliut nga Kumanova. Familjarët e tij akoma enden nëpër labirintet gjyqësore për të kërkuar drejtësi për 4-vjeçarin i cili më 26 qershor të vitit 2016 u godit me makinë nga Boban Iliq dhe më 1 korrik iu dorëzua plagëve.
Procesi gjyqësorë ka ngecur në Gjykatën e Apelit, pas ankesës së aktvendimit të shkallës së parë në Kumanovë ku Boban Iliq u dënua me 6 vite burg, ndërsa familjarët e Almirit, përfshi prindin e tij, Sedat Aliun me nga 6-9 muaj burg efektiv. Jo zyrtarisht flitet që Apeli i ka ulur dënimin Iliqit nga 6 në 4 vite burg, por akoma nuk ka një version zyrtarë.
Procesi gjyqësorë për vrasjen e Almirit që nga viti 2016 dhe sot e kësaj dite është përcjell me parregullsi dhe anshmëri. Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës, Apeli ktheu lëndën ne rigjykim, por gjykatësja Maja Denkoska përsëriti vendimin e njëjtë mbi akuzën e përfaqësuar nga Suzana Kusigerska.
Organi akuzës fillimisht ndiqte Iliqin për veprën penale “vrasje”, por ekspertizat neuropsikiatrike që më vonë u dëshmua të jenë përgatitur nga ekspertë pa licenca ndikuan që vepra të rikualifikohej nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.
Ky rikualifikim kishte nxitur reagime në opinion, ndërsa grupi parlamentar i BDI-së kishte propozuar Komision anketues në Kuvend i cili nuk u thirr asnjëherë. Mbrojtja juridike e familjes Aliu kishte propozuar dëshmi relevante dhe dëshmitarë okularë, por gjykata nuk i kishte pranuar. Ndërkohë, mbrojta e familjes Iliq kërkonte lirimin nga akuza të Boban Iliq pasi sipas avokatit tij Stevan Pavllevski, Iliq veprën e ka kryer në rrethana të nevojës ekstreme dhe se ky veprim i tij nuk ka bazë për ndjekje penale.
Në akuzë nuk ishte përfshi vëllai i Boban Iliq edhe pse në incizimet nga kamerat e sigurisë mbi të cilat ishte bazuat pista e hetimit dhe akuza, Bojan Iliq vërehet me shufër hekuri duke goditur familjarët e Almirit. Familjes Iliq i ishte kthyer edhe makina me të cilën ishte goditur Almiri 4 vjeçar edhe pse në këtë rast sipas ekspertëve makina ishte mjet prove për vrasjen me paramendim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!