Autoritetet e Spitalit të Kumanovës kanë konfirmuar se tek dy të punësuar shëndetësorë është rikthyer Covid-19.
Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva tha se bëhet fjalë për të punësuar në repartin për sëmundje të syve dhe një infermiere në repartin e kirurgjisë.
Lexo Edhe:
Greqia do të hap kufirin me Maqedoninë e Veriut, të mërkurën hapet pika kufitare Evzoni
“E gjithë kjo është e panjohur për ne. Të dya e kanë kaluar sëmundjen më herët”, pohoi Zaharieva.
E punësuara në repartin e sëmundjeve të syve kishte shkuar për të dhuruar plazmë, dhe gjatë kontrollit është konfirmuar prezenca e virusit.
“Për momentin ndjehet mirë, ka lodhje të lehtë”, tha Zaharieva.
Zaharieva spjegoi se infermierja nga kirurgjia ka rezultuar pozitive me Covid-19 në fillim të pandemisë, me pasqyrë të lehtë klinike. Para dy javëve, është ankuar se nuk ndjehej mirë, por që për momentin njehet më mirë.
“Nuk e di si janë infektuar, por anketat e tyre epidemiologjike janë pozitive”, tha Zaharieva.