Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniLirohet çmimi i veturave në Gjermani

Lirohet çmimi i veturave në Gjermani

Për këtë, Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Poashtu, mijëra makina janë eksportuar në Serbi në gjashtë muajt e parë të vitit, shkruan Indeksonline.

Aktualisht, tre milionë automjete të tipit dizell janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve. Kjo pasi që shumica e automjeteve nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane që nga vjeshta.

Gjermanët e kanë me urgjencë shitjen e këtyre veturave që po qëndrojnë në parking ngase 25 euro është shuma e secilës veturë që duhet të paguajnë parkingun për një ditë të vetme, shkruan Indeksonline.

Pandemia ka bërë që çmimi i veturave të bie edhe më shumë ngase kriza ekonomike ka bërë që numri i blerësve të jetë më i vogël.

Nga Ballkani, blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova.

Dizelli në Gjermani po humb vlerën ngase shteti gjerman ka vendosur që nga vjeshta që të moslejojë vetura e këtij modeli për shkak të emetimit të madh të gazrave gjë që ndikon në ndotjen e ambientit./Indeksonline/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments