Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHotelet prej sot mund të presin mysafirë

Hotelet prej sot mund të presin mysafirë

Tashmë ka hyrë në fuqi protokolli sipas të cilit prej sot hotelet sërish mund të pranojnë mysafirë. Kapacitetet hotelierike ishin të mbyllura me masat për parandalim të përhapjes së virusit KOVID-19.

Me Protokollin rregullohen procedurat për pjesën hotelierike-akomoduese të objektit, rekomandimet dhe masat për pranim dhe akomodim të mysafirë, procedurat e restoranteve, përdorimi i toaleteve, si dhe rekomandimet për mysafirët dhe për veprim gjatë paraqitjes së rastit me simptoma të KOVID-19.

Procedura për pjesën hotelierike

Punonjësve të hoteleve u thuhet të sigurojnë barrierë dezinfektuese për këpucë para derës hyrëse dhe pult për dezinfektim të duarve. Është e obligueshme mbajtja e maskës mbrojtëse nga ana e mysafirëve dhe të punësuarve, duhet të ketë rrethojë montuese (sportel) në recepcion nga plastika e tejdukshme apo xham me hapje në pjesën e poshtme (vetëm për manipulim me çelësa dhe dokumente), ndërsa higjiena e hapësirave publike dhe dhomave me mjet i cili vepron ndaj viruseve duhet të mbahet çdo ditë. Obligues është edhe ajrosja e përditshme.

Është cekur edhe pagesa me kartelë kreditore si shkallë e mbrojtjes në mënyrë që të ulet rreziku nga transmisioni i infektimit.

Rekomandohet edhe në hotel gjatë hyrjes të ceket tabela “Welcome” me tekst kuptues për hapat dhe rekomandimet të cilat duhet të respektohen gjatë qëndrimit (mbajtja e maskës mbrojtëse dhe dezinfektimi i duarve), ndërsa në recepcion nëse pulti nuk është mjaft i gjerë, të sigurohet distancë prej 1,5 deri 2 metra. Ndarja montuese nga plastika e tejdukshme mund të zëvendësohet plotësisht me mbajtje të vizirit nga ana e recepcionistit.

“Mysafirët duhet t’i qasen recepcionit inividualisht apo në numër që, varësisht nga madhësia dhe renditja e hapësirës, pamundëson takime, ndërkaq lejon distancë të mjaftueshme mes veti. Për ata që presin, duhet të vendosen udhërrëfyes në dysheme apo stola për kufizim të qasjes. Ofruesit e shërbimeve duhet t’i mënjanojnë mjetet që i prekin më shumë mysafirë (lodra, revista), ndërsa mysafiri së bashku me çelësin duhet të marrë fletushkë me këshilla për mbrojtje dhe protokoll për qëndrimin e tij të definuar nga ekipi i brendshëm i hotelit. Në dhomat për akomodim dhe në recepcion vendoset mjet për dezinfektim të duarve, ndërsa elementet zbukuruese nga tekstili të mobiljeve dhe nga krevati mënjanohen (jastëka, shirita, mbulesa zbukuruese), qëndron në Protokoll.

Mund të ofrohen dhoma teke apo dyshe me adaptime, ndërsa në objektet me disa krevate është i lejuar akomodimi i mysafirëve vetëm nga një familje.

“Personeli duhet të vendosë tabelë për theksim të pastrimit dhe dezinfektimit të mjeteve që i prekin shumë duar (p.sh. rrethoja e shkallëve, prizat e rrymës, dorezat, mbajtëset, pullat në ashensor). Në rast të qëndrimit disaditor të mysafirit në kapacitetin akomodues është i mundur pastrimit ditor nga ana e personelit vetëm nëse dëshiron mysafiri. Gjatë pastrimit të disa kapaciteteve akomoduese, duhet të pasur kujdes të mos bartet virusi nga një kapacitet tek tjetri përmes veshmbathjes së infektuar apo pajisjes mbrojtëse të personelit. Rekomandohet të adaptohen procedurat e pastrimit, ashtu që do të parandalohej bartja e tillë (përdorimi i veshjes mbrojtëse për një përdorim, ndërrimi i veshjes mbrojtëse çdo herë)”, shkruan në Protokoll.

Procedurat e restoranteve

Protokolli në pjesën e procedurave të restoranteve nuk lejon shërbim të ushqimit në tryezë suedeze. Nuk lejohet as shërbimi i mysafirëve në këmbë apo në banak dhe në tryeza qëndrimi.

Të punësuarit në objektin hotelierik të cilët shërbejnë, patjetër duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe shpesh të mirëmbajnë higjienë të duarve, ndërsa dezinfektimi i tryezës dhe karrigeve para çdo shujte dhe pas përfundimit, detyrimisht.

Tryezat dihet të mbulohen me çarçafë letre apo najloni për një përdorim apo nëse përdoren çarçafë standard, ata duhet të lahen pas çdo mysafiri të shërbyer. Tryezat nuk duhet të shërbehen paraprakisht (nëse objekti ka kushte të vendosë mjet për dezinfektim në çdo tryezë – nëse jo, mysafirët mund ta përdorin mjetin për dezinfektim të vendosur në hyrje të restorantit, sipas rekomandimeve të OBSH-së).

“Pajisja, e cila paraprakisht është dezinfektuar në tryeza vendoset pas uljes së mysafirëve, pajisja të shërbehet në mbështjellës najloni apo në faculetë. Kamarieri është i obliguar të mbajë kujdes maksimal për higjienën e vet, me maskë në fytyrë i shërben mysafirët, me mbajtje të distancës . Duke pasur parasysh se nuk mund të shërbejë ushqim dhe pije nga dy metra distancë, kamarieri duhet të vendosë për distancën adekuate gjatë shërbimit. Pas shërbimit, kamarieri qëndron në distancë adekuate dhe pret të thirret nga mysafirët. Të gjitha aparatet për ujë, çaj, kafe, lëng, të mënjanohen nga përdorimi dhe pijet të shërbehen sipas dëshirës së mysafirëve gjatë shërbimit në tryezë”, ceket në protokoll.

Ndalohet edhe shfrytëzimi i enëve të hapura të përbashkëta gjatë shërbimit të salcave, vajrave, kripës, sheqerit, çajit, të cilat ndahen në më shumë se një tryezë.

“Pas përfundimit të shujtave, pajisja e përdorur mënjanohet nga tryezat dhe sillet për larje dhe dezinfektim në pjesën e papastër të kuzhinës, në pajtim me procedurën e zakonshme të cilën e urdhërojnë standardet HASAP ku është cekur se në banak dhe kuzhinë duhet të ekzistojë pjesë e pastër ku operohet dhe shërbehet ushqim dhe pije dhe një pjesë ku dërgohet pajisja tashmë e përdorur, e cila më pas lahet dhe dezinfektohet. Distanca mes karrigeve nga tryezat fqinje duhet të jetë 1,5 deri 2 metra. Në një tryezë me katër karrige mund të ulen dhe të shërbehen maksimum dy persona”, parasheh Protokolli.

Janë të patjetërsueshme edhe kontrolle të përforcuara të brendshme të të punësuarve nga ana e personit përgjegjës për mbajtje të higjienës personale (larja e shpeshtë e duarve) në të gjitha fazat e përgatitjes, pranimit dhe shërbimit të ushqimit, masa të përforcuara sanitare-higjienike, pastrim i tryezave me mjet dezinfektues i cili vepron ndaj viruseve sipas udhëzimit nga prodhuesi gjatë largimit të mysafirëve nga çdo tryezë, si dhe në fund të ndërrimit, detyrimisht pastrim mekanik dhe dezinfektim.

Është potencuar edhe mirëmbajtja e rregullt e toaleteve me mbajtje të obligueshme të evidencës për pastrimin e kryer dhe përdorimin e mjeteve adekuate dezinfektuese. Si edhe deri më tani, ndalohet përdorimi i tharëseve për duar nëpër toalete. Urdhërohet përdorimi i detyrueshëm i letrave për duar për një përdorim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!