Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëtë fundjavë do të vendoset për hapjen e kufijve pa test dhe...

Këtë fundjavë do të vendoset për hapjen e kufijve pa test dhe pa izolim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se me Komisionin e Sëmundjeve Infektive gjatë kësaj fundjave do të diskutojnë për hapjen e kufijve diku në fillim të javës së ardhshme pa karantinë dhe pa Pi-si-ar testim.

“Duke e pasur parasysh atë se nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe atë që absolutisht i gjithë rajoni, tani me të dhëna të reja, me rrezik të njëjtë epidemiologjik, këtë fundjavë do të kemi takim me Komisionin për sëmundje infektuese dhe do të bisedojmë për hapjen e kufijve diku javën e ardhshme. Menjëherë pas konstatimit pas rekomandimit, i cili do të bazohet në analizat do t’ia kumtojmë këtë vendim opinionit”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në pjesëmarrjen në TV Kanal 5.

Vendimi i mëparshëm, shpjegoi ai, ishte që të hapen të gjitha vendkalimet e mbyllura kufitare me rekomandimet që zbatohen tani, por meqenëse rreziku epidemiologjik është i barabartë në të gjithë rajonin, aeroportet tashmë po hapen, po hapet e gjithë Evropa, kudo në botë dhe kudo rekomandojnë të njëjtat masa, të njëjtat parime të parandalimit zbatohen kudo, kështu që vendimi do të jetë hapja e kufijve plotësisht, pa karantinë dhe pa teste Pi-Si-Ar.

“Ne do të marrim vendim dhe do të diskutojmë këtë fundjavë diku rreth fillimit të javës tjetër,” deklaroi Filipçe.

Qeveria paraprakisht solli vendim në Republikën e Maqedonisë së Veriut të lejohet hyrja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe të huajve me qëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm në RMV, me kusht që të njejtit të kenë PCR test valid negativ (i përpunuar nga hunda dhe fyti), por jo më të vjetër se 72 orë nga dita e dhënies së testit, me çka të njejtit marrin Urdhër dhe plotësojnë deklaratë për vetizolim shtëpiak në kohëzgjatje prej 14 ditëve. Në hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt, me qëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm, të cilët nuk kanë PCR test, dërgohen në karantinë të obliguar shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve (të njëjtit me transport të organizuar dhe shoqërim të policisë, dërgohen në ndonjë prej objekteve të caktuara paraprakisht).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!