Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Maqedoni do të votohet tri ditë, ndërsa në ditën e zgjedhjeve...

Në Maqedoni do të votohet tri ditë, ndërsa në ditën e zgjedhjeve prej orës 7 deri në orën 21

Zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut do të realizohet tri ditë, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të vazhdohet për dy orë dhe do të zgjasë prej orës 19 deri në orën 21.

Më 13 korrik do të votojnë personat të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 dhe personat të cilëve iu është përcaktuar masa e vetizolimit me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Në komunat në të cilat votojnë këta persona, varësisht numrit të tyre, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve formon një ose më shumë borde të veçanta zgjedhore të përbërë prej tre punonjësve shëndetësorë, me çka partitë politike kanë të drejtë të emërojnë anëtar në bordin e veçantë zgjedhor.

Më 14 korrik 2020 do të votojnë të sëmurët, si dhe të sëmurët kronikë të cilët sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Veprimet e organeve zgjedhore të cilat sipas Kodit Zgjedhor ndërmerren një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, do të zbatohen në afate të përcaktuara me librin e afateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik, vendvotimet do të jenë të hapura në orën 7, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21, dy orë më gjatë se zakonisht në zgjedhjet paraprake kur vendvotimet mbylleshin në orën 19.

Fushata zgjedhore fillon më 24 qershor të këtij viti dhe zgjat 20 ditë. Sipas paralajmërimeve nga kompetentët, dita e mbajtjes së zgjedhjeve, 15 korriku, do të jetë ditë jopune.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!