Lideri i BDI-së Ali Ahmeti edhe sot në facebook ka shkruar se ka ardhur koha për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e veriut.
Më poshtë mund të lexoni postimin e Ahmetit!
Erdhi koha të dashur miq, #KryeministërShqiptar
Erdhi koha të dashur miq, të bashkohemi sepse kur jemi bashkë, çdo gjë është e mundur, ashtu siç ishim bashkë që nga lufta e UÇK-së gjer tek zgjedhja e Kryetarit shqiptar të Kuvendit, anëtarësimit në NATO dhe negocimit me Bashkimin Europian.
Në postimin e Ahmetit është ngjitur edhe një video në të cilën thuhet:
“Ky është vendi ynë, vendi për të cilin kemi luftuar. Ne kemi një pjesë të barabartë në historinë e tij, në trashëgimin e tij, në kulturën e tij, ekonominë e tij, në të ardhmen e këtij vendi. Dhe tani është kohë për një pjesë të barabartë në vendimmarrje. Në këto zgjedhje kërkojmë kryeministër shqiptar i cili do të jetë kryeministër i të gjithëve, kryeministër i barazisë, me vende të barabartë të punës, pagave të barabarta, pjesëmarrjes së barabartë në Qeveri, për shqiptarët dhe të gjithë”.