Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për hapjen e kufijve do të diskutojë gjatë kësaj jave. Ende nuk dihet nëse kufijtë do të hapen më 15 qershor, ashtu siç u paralajmërua më herët.
Nga atje thonë se kjo varet nga të dhënat epidemiologjike, përkatësisht nga numri i të infektuarve. Ata potencojnë se po ndiqet situata me koronavirusin në vend.
Gjithashtu përveç hapjes së kufirit, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të bisedojë për funksionimin e dy aeroporteve në Shkup dhe Ohër.