Lidhur me ekstraktin e bankës nr. 76 të datës 26.06.2019, i cili qarkullon nëpër mediumet elektronike i shoqëruar me komente se kinse kreu i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi ka nxjerr prej zhirollogarisë së BFI-së një milion euro, Shërbimi Financiar i BFI-së e informon opinionin e gjërë si në vijim.
Në tërësi i demantojmë të gjitha komentet të bëra në shoqërim të ekstraktit të lartpërmendur, sepse e vërteta është ndryshe. Në fakt, po të shihet në mënyrë profesionale eskratki i bankës, do të kuptohet se mjetët financiare kanë hyrë në llogarinë e BFI-së nga Ministria e Financave, si pagesë për denacionalizimin e pronës.
Mjetet kanë hyrë në llogarinë bankare duke u transferuar nga Stopanska Banka në Halkbank, dhe të njëjtat mjete janë shfrytëzuar për pagesën e rrogave dhe kontributet që dalin nga rroga për profesorët dhe të punësuarit në institucionet edukativo arsimore të BFI-së si dhe për mirëmbajtjen e institucioneve në fjalë.
Sqarim i ekstratit të bankës nr: 76:
Nr: 1 institucioni që ka pranuar mjetet, BFI, Nr: 2 shuma e pranuar, Nr: 3 pagesë për denacionalizimin e pronës, Nr: 4 data e pranimit 26.06.2019 Nr: 5 gjithë kjo procedure ka ndodhur para nje viti pra në 2019.