Në pritje të rregullave dhe masave të reja për punë, pronarët e objekteve lundruese në Ohër kanë frikë se nuk do të kenë leverdi as ti ndezin motorët. Varkat që lundrojnë në Liqenin e Ohrit kanë kapacitet për 12 persona, por me rregullat e reja ata ndoshta do të jenë në gjendje të transportojnë deri në gjashtë persona.
“E shikoni, të gjithë nuk lëvizim, askush nuk lundron. Humbjet janë të mëdha, dhe kjo është mënyra e vetme e fitimit. Ne po mundohemi të fitojmë së paku një mëditje”, tha Zoran Angelovski pronar varkës.
“Atë çfarë do të na thonë atë do ta bëjmë. Kjo është zgjedhja që kemi ne, nuk varet nga ne”, u shpreh Dimitar Matov – pronar i katamaranëve seksion.
Nga Kapedania e Ohrit thonë masat duhet të zbatohen dhe të ruhet distanca midis udhëtarëve.
Nëse një anije ka mbajtur 150 pasagjerë, me kufizimet mund të bjerë në 70-75. Në vendngjarje do të shihni zonën e disponueshme, do të thotë sa pasagjerë mund të ulen në një distancë të sigurt – u shpreh Goran Ustijanoski- kapedan i Kapedanisë së porteve Ohër.
Nga Kapedania njoftuan inspektime të intensifikuara, dhe pronarët e anijeve dhe varkave po presin ndihmë të drejtpërdrejtë nga shteti. Nga Kapedania thonë se ata do t’i intensifikojnë inspektimet në vend këtë verë për të parë se sa respektohen masat. Varkëtarët thonë se janë të zhgënjyer, sepse askush nga kompetentët nuk ka menduar për ata, për çfarëdo ndihme.
Miki Trajkovski