Pas një muaji lutje, sakrificë dhe adhurim, sot gjithë besimtarët musliman festojmë festën e madhe të Fitër Bajramit. Ky ramazan dallonte nga të tjerët, ku e gjithë bota ishte në një sprovë të madhe, duke u përballur me pandeminë globale Covid-19, por përkushtimi, agjërimi dhe lutjet na bënë që afërsia me Krijuesin të na ndihmon edhe në përgatitjen tonë shpirtërore për tu ballafaquar me situatën e krijuar. Duke i marrë parasysh rrethanat e krijuara, kjo festë për herë të parë do të festohet më ndryshe nga vitet e tjera, andaj me lejoni që në emrin tim personal dhe të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA t’ua uroj Fitër Bajramin, duke iu dëshiruar paqë, mirësi, lumturi dhe harmoni familjare. Qoft ky Bajram festë që i bashkon njerzit dhe jo që i ndan dhe përçan. Zoti na pranoftë agjerimin dhe lutjet tona gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!
Urime Fitër Bajrami!
Bilall Kasami-Lëvizja Besa