Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTurp është 10 milionë euro t’u ndahen partive politike nga buxheti, konsideron...

Turp është 10 milionë euro t’u ndahen partive politike nga buxheti, konsideron Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se vendimi për ndarjen e parave nga buxheti për partitë politike duhet të rishqyrtohet, por që nisma për këtë duhet të vijë nga Kuvendi, përkatësisht deputetët e ardhshëm.

Në intervistë për TV 24, Pendarovski tha se 10 milionë euro, para që u jepen partive politike që fituan më shumë vota në zgjedhje, është e turpshme dhe pabarabartë me standardet tona të jetesës.

“Këto janë para të mëdha. Kjo është e jashtëzakonshme. Me të vërtetë mendoj se edhe nëse nuk është koranvirusi, ne jemi shtet i varfër, 10 milionë është turp për partitë politike. Cilado parti, pavarësisht se sa fiton, është mjaft joproporcionale me standardin tonë të jetesës”, tha Pendarovski.

Presidenti i potencoi reagimet dhe thirrjet e qytetarëve të rëndomtë se partitë janë me të vërtetë, siç tha ai, veçanërisht të përkujdesura si organizata në këtë vend, e nuk duhej të jetë kështu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!