Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNis mbledhja e Këshillit të Sigurisë, shqyrtohet vazhdimi i gjendjes së...

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë, shqyrtohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Në Vilën Vodno tashmë ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do të diskutohet për gjendjen me pandeminë Covid-19 si dhe do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, marrë parasysh se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër.

Pak më parë u bë e ditur se qeveria kërkon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera.

Në mbledhje për momentin janë të pranishëm kryeministri teknik Oliver Spasovski, kreu i Kuvendit Talata Xhafei, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ai i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, anëtari i Këshillit të Sigurisë Veton Latifi si dhe Dr. Zharko Karadxhovski nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments