Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në deklaratën pas takimit të liderëve tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka thënë se Lëvizja BESA është e gatshme për zgjedhje kurdo që ato të mbahen, por natyrisht shëndeti i qytetarëve të jetë në rend të parë.
Gjithashtu Kasami theksoi se qeveria duhet t’i lehtësojë masat restriktive dhe qytetarët të pregaditen psiqikisht për kthimin në normalitet.
Sipas Kasamit, pas vlerësimeve të organeve kompetente, duhet menjëherë të pregaditemi për zgjedhjet parlamentare, edhe pse data e zgjedhjeve u la që të vendoset në takimin e rradhës të liderëve.