Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk u përgjigj konkretisht nëse Komisioni për sëmundje ngjitëse ka sugjeruar se periudha që pason është e përshtatshme ose jo për organizimin e zgjedhjeve. Në një përgjigje të tërthortë, Filipçe deklaroi situata mund të përkeqësohej vetëm nga hapja e kufijve dhe kthimi i shkollave.
Diskutuam në mëngjes në Komisionin për sëmundje ngjitëse se para nesh është një periudhë e qetë sepse kemi pasur masa të rrepta dhe tani kemi rezultate të suksesshme nga kufizimet e lëvizjes dhe mbyllja e kufijve dhe sipas diskutimeve, njohurive dhe parashikimeve, para nesh është një periudhë e qetë që mund të menaxhohet edhe nga sistemi shëndetësor sa i takon numrit të pacientëve me të cilët mund të përballemi, i cili ka trend uljeje. Gjë e mirë në këtë rast është se të gjithë pacientët që vinë lidhen me raste konkrete dhe kontakte konkrete. Ajo çfarë mund ta përkeqësojë situatën është shfuqizimi i gjithë atyre masave kufizuese si hapja e kufijve, ardhja dhe kthimi pas i shtetasve brenda dhe jashtë vendit, kthimi i fëmijëve në shkolla, etj”-tha
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.