Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe:Komisioni rekomandon lehtësimin e masave për këto biznese

Filipçe:Komisioni rekomandon lehtësimin e masave për këto biznese

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të rekomandojë deri tek qeveria lehtësimin e masave për disa segmente të shoqërisë për këtë javë.

“Plani parasheh që këtë javë të kthehen dhe të funksionojnë qendrat për edukim, trajnim dhe seminare të të rriturve, organizimi i mbledhjeve të organeve udhëheqëse, hapja e autoshkollave, qendrat për testim, trajnimet për sport në ambiente të hapura për sporte individuale, hapja e bastoreve përmes sporteleve si dhe hapja qendrave tregtare-molleve pa shërbime hotelerike”,theksoi Filipçe.

Filipçe theksoi se pasi të monitorohet gjendja epidemiologjike bazuar në këto lehtësime, javës tjetër pritet të hapen edhe operatorë tjerë ekonomikë.

“Javën tjetër është paraparë hapja e objekteve hotelerike me shërbim, trajnimeve të sporteve kolektive”, theksoi Filipçe.

Ndërsa në javën e tretë në përputhje me gjendjen epidemike sipas ministrit do të hapen lojrat e fatit, kazinotë, trajnimet në vende të mbyllura, pishina, hapja e fitnes qendrave dhe objekteve hotelerike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!