Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBFI-ja sot hap dyert e xhamive për besimtarët mysliman

BFI-ja sot hap dyert e xhamive për besimtarët mysliman

Prej sot Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka vendosur që t’i hap dyert për besimtarët pas mbylljes për shkak të koronavirusit, ndërsa nga myftinia kanë dërguar letër qarkore të gjitha xhamive, ku janë përshkruar rregullat që duhet të zbatohen nga ana e Këshillave të xhamisë dhe nëpunësve fetarë. Në letër mes tjerash theksohet se imamët do të udhëheqin xhematin vetëm gjatë namazeve që janë jashtë orës policore, ndërsa brenda orës policore do të vazhdojë të thërret ezanin deri në ndonjë vendim tjetër.
Në letër theksohet që Këshillat e xhamive dhe nëpunësit fetar, brenda këtyre ditëve të përgatisin hapësirat e xhamive për faljen e namazeve kolektive me masat preventive si më poshtë:

Myftinija e BFI-së

-Për çdo ditë do të bëhet dezinfektimi dhe pastrimi i xhamive
-Pas çdo përfundimi të çdo namazi të ajrosen hapësirat e xhamive
-Të mbyllen abdes’hanet, shatërvanët dhe tualetet e xhamive
-Të vendosen dezinfektues në hyrje të xhamive
-Për faljen e namazeve (sipas mundësisë) të adaptohen oborret e xhamive.
-Të vendohen pika orientuese brenda xhamisë për ruajtjen e distancës gjatë faljes.
-Të mos lejohet në hapësirat e brendshme të xhamisë të hynë më tepër njerëz sesa ka hapësirë sipas distancës së paraparë.
-Imamët do të udhëheqin xhematin gjatë namazeve që janë jashtë orës policore, ndërsa brenda orës do të vazhdojë të thërret ezanin deri në ndonjë vendim tjetër.
-Hutbeja e ditës së xhuma mos të jetë më e gjatë se 10 minuta
-Të mos realizohen ligjërata tradicionale pas namazit të drejtës dhe të ikindisë por të njëjtat vazhdojnë të realizohen online.
-Këshilli i xhamisë mban rendin gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!