Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderFilipçe: Nuk do të shkurtohet ora policore, organizatorët të anulojnë protestën

Filipçe: Nuk do të shkurtohet ora policore, organizatorët të anulojnë protestën

Ministri i shëndetësie Venko Filipçe u shpreh i prerë se deri tani nuk kanë menduar për shkurtimin e orës policore, për shkak që siç u shpreh ai, pikërisht ora policore ishte një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e numrit të të infektuarve.

“Tani për tani Jo, sepse ora policore ishte një ndër faktorët që ndihmoi në uljen e numrit të të infektuarve. Në këtë moment, deri tani nuk kemi menduar për shkurtimin e orës policore. Po e përcjellim situatën, në rast se ka nevojë do të shqyrtojmë këtë çështje por deri në këtë moment JO”, tha Filipçe.

Ndërkohë sa i përket protestës së paralajmëruar kundër orës policore, ministri Filipçe u shpreh se qytetarët janë të vetëdijshëm dhe se nuk do t’i përgjigjen ftesës për protestë. Ai madje shfaqi shpresën që organizatorët do ta anulojnë protestën, në të kundërtën kërkoi nga institucionet përkatëse që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, për respektim të distancës dhe mbajtjen e maskave.

“Shpresoj se qytetarët janë të vetëdijshëm se ora policore na ka sjell neve deri këtu që të kemi kaq pak pacientë. Uroj për këtë qytetarët. Nuk mendojmë ta shkurtojmë orën policore. Shpresoj që organizatorët do të anulojnë protestën. Megjithatë në rast se vjen deri tek një protestë e tillë, atëherë apeloj deri tek institucionet adekuate që të marrin të gjitha hapat për respektimin e masave mbrojtëse, siç është distanca dhe mbajtja e maskave mbrojtëse”, tha Filipçe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!