Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArtan Grubi: Nëse fitojmë, nuk ka qeveri pa BDI-në

Artan Grubi: Nëse fitojmë, nuk ka qeveri pa BDI-në

BDI-ja do ta respektoj parimin fituesi me fituesin edhe pse ishte vetë kjo parti që e shkeli këtë parim në vitin 2016, kur VMRO-DPMNE-ja i fitoi zgjedhjet por Ahmeti vendosi të bëj koalicion me LSDM-në.

Kështu së paku thotë në një intervistë për Gazetën Express deputeti Artan Grubi sipas të cilit partia me më shumë vota ka legjitimitetin e plotë për të përfaqësuar shqiptarët në Qeveri. I pyetur nëse koalicionet LSDM-Besa dhe Aleanca për Shqiptarët me Alternativën arrijnë të mbledhin mbi 61 deputet, e ta lënë BDI-në në opozitë edhe nëse del fituese tek blloku politik shqiptar, Grubi u përgjigj:

“Me sa e mbaj mend unë, të dyja blloqet e partive politike shqiptare kanë thënë që ajo parti e cila fiton një votë më tepër, këtu i referohem veçanërisht deklaratave të Ziadin Selës, ajo parti e ka legjitimitetin e shqiptarëve për t’i përfaqësuar në institucione dhe këtë ato e kanë thënë që nga viti 2016. Atë e themi edhe ne që duhet të respektohet parimi i fituesit me fituesin dhe ai që i merr një votë më tepër se oponentët e vetë është partia fituese tek shqiptarët dhe e ka legjitimitetin e shqiptarëve për t’i përfaqësuar ato nëpër institucionet” tha Grubi për Express.

Por Grubi ka thënë se BDI-ja është e gatshme edhe për të shkuar në opozitë nëse qytetarët nuk i japin mbështetjen e duhur, gjegjësisht, nëse del partia e dytë tek shqiptarët në bazë të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni të Veriut.

“Ne kemi thënë haptazi që do të respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe vlerësojmë që shqiptarët nuk gabojnë dhe do të votojnë rejtë dhe do të përcaktohen për një të ardhme të sigurte të cilët ata i përcaktohen dhe ndjehen komod që t’i përfaqëson ata në 4 vitet e ardhshme. Ne po punojmë për të fituar por fjalën e fundit e kanë qytetarët”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!