Në 24 orët e kaluara, janë kryer 185 testime, dhe 8 raste të reja të Covid-19 janë konfirmuar në: Shkup-3, Manastir-1, Veles-4.
Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 21 pacientë të shëruar në: Shkup-8, Kumanovë-6, Stip-1, Prilep-2, Tetovë-1, Veles-1, Kocani-1 dhe Makedonski Brod-1.
Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1526, numri i pacientëve të rikuperuar është 1013, numri i vdekjeve është 86, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 427.