Më 04.05.2020 në orën 11.10 u raportua se në autostradën Ohër-Kërçovë E.A (41) nga fshati Labunishtë i Strugës, duke drejtuar një automjet të tipit “BMW” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi pësoi lëndime të rënda kurse me lëndime të lehta bashkëudhëtari i tij S.N (30) nga Labunishti i Strugês, pas së cilës ata u dërguan në spitalin “Shën Erazmo” për trajtim mjekësor. Rasti u inspektua nga një ekip inspektimi nga SPB-Ohër.(Struga Ekspres)