Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMenduh Thaçi kërkon shlyerjen e gjobave të shqiptuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Menduh Thaçi kërkon shlyerjen e gjobave të shqiptuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Shlyerja e të gjitha gjobave të vëna në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, ndihmat ekonomike për qytetarët dhe kompanitë të realizohen para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, këto janë disa nga kërkesat që Partia Demokratike Shqiptare do i dorëzojë sonte në mbledhjen e Qeverisë, dhe të cilat sipas kreut të kësaj partie, Menduh Thaçi duhet të përmbushen para se vendi të shkoj në zgjedhje.

Sipas Thaçit mosrealizimi i masave ekonomike para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të thoshte edhe keq përdorim gjatë fushatës parazgjedhore të këtyre masave, andaj kërkon që masat e lartpërmendura të përmbushen përpara përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ata duan me çdo kusht sa më shpejt të shkojnë në zgjedhje dhe të rikonfirmohen me pushtet. Megjithatë ne jemi pro zgjedhjeve por shumë çështje duhet të sqarohen deri në zgjedhje. E para atë që tha zoti Rushiti, ndihmat financiare që duhet të shkojnë te qytetarët dhe ndërmarrjet qofshin ato të vogla, mesme apo të mëdha, do shkojnë para zgjedhjeve dhe jo të bëhen pjesë e kampanjave mashtruese. Dhe çështja e dytë është si do kombinohet aspekti i fushatës elektorale me gjendjen e jashtëzakonshme? Pra ne vlerësojmë se gjitha këto ndihma duhet të jepen para zgjedhjeve dhe para përmbylljes së gjendjes së jashtëzakonshme që të mos bëhen objekt i fushatës”, deklaroi Menduh Thaçi. Kryetar i PDSH-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!