Në Dibër, në 24 orët e fundit, ose për të pesëmbëdhjetën ditë me radhë, nuk ka raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, konfirmojnë të dhënat zyrtare.
Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i të infektuarve mbetet 51, nga të cilët dy persona nga komuna Qendër Zhupa.
“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 46 janë shëruar, për fat të keq, katër persona vdiqën, tre prej tyre nga Dibra dhe një nga Qendra e Zhupës. Vetëm një person tjetër që trajtohet në shtëpi, është ende duke u trajtuar. Testi i tij i parë i kontrollit është negativ, ndërsa sot pritet të bëhet testi i dytë i kontrollit. Në vetizolim janë shtatë persona”, deklaroi kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili kryeson Shtabin operativ komunal.
Ai informoi se në 24 orët e fundit, gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, nuk janë regjistruar shkelje të vendimit për ndalimin e lëvizjes, nuk janë regjistruar shqetësime të rendit dhe qetësisë publike, vjedhje dhe aksidente komunikacione.
Duka ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë individët, ndërmarrjet dhe shoqatat për ndihmën humanitare që e dhurojnë, e cila, siç tha ai, shpërndahet pa asnjë problem për familjet, të cilat kanë nevojë.