Aktivistë të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, së bashku me përfaqësues të Forumit të Gruas, sot në qytetin e Strugës, kanë shpërndarë maska mbrojtëse falas, si preventivë kundër pandemisë COVID-19. Rekomandimet e fundit nga ana e qeverisë janë që secili qytetarë të mbajë maskë dhe nëpërmjet këtij aksioni simbolik, Lëvizja BESA rikujton edhe njëherë se shëndeti i qytetarëve është në radhë të parë dhe gjithësecili nga ne, duhet të kujdesemi për të ruajtur atë.
#RespektoniRekomandimet
#MbaniMaska
Deklarata për mediumet e përfaqësueses së Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA, Bleta Ziba.
Aktiviteti jonë filloj në Tetovë duke vazhduar në Kumanovë, Likovë, Shkup, Gostivar,  Vrapqisht dhe sot gjithashtu edhe ne në Strugë e vazhduam inciativën senzibilizuese e marrë nga Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas të Lëvizjes BESA. Duke shpërndar  falas një  sasi simbolike  të maskave për qytetarët  për mbrojtjen nga Covid 19.
Ju bëjmë apel qytetarëve  që t’u përmbahen rekomandimeve, të mos lëvizin  pa maskë sepse vetëm kështu do mund ta parandalojmë dhe ta fitojmë  betejën kundër  kësaj  pandemie.
Duke u kujdesur, duke mbajtur distancën dhe duke respektuar rekomandimet do e mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve.
30.04.2020
Strugë







		 
		 