Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) nga 19 marsi deri më 21 prill ka realizuar 1.645 kontrolle inspektuese dhe shqiptoi pesë gjoba.
Siç kumtoi sot kryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska Grashkoska, AUV ka kryer inspektime në marketeve, objekteve hotelierike, tregje të gjelbërta, mishtore dhe objektet prodhuese.
“Janë shqiptuar 75 masa penale – edukimi, për shkak të trajnimeve të pazbatura për njohuri themelore të sigurisë ushqimore dhe 64 të tjera për higjienë të dobët të përgjithshme, për të cilat menjëherë kanë vepruar personat juridikë”, tha Filipovska Grashkoska.
Ajo në konferencë për media në Qeveri informoi se në periudhën e përmendur gjashtë institucione inspektuese deri më 21 prill kanë zbatuar në gjithsej 33.173 mbikëqyrje, prej tyre 26.569, janë nga Inspektoratin Shtetëror i Tregut i cili ka mbyllur 162 objekte hotilerike të cilët nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë.