Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMjeku që zbuloi HIV: Koronavirusi, i manipuluar nga kinezët në Wuhan

Mjeku që zbuloi HIV: Koronavirusi, i manipuluar nga kinezët në Wuhan

Koronavirusi ka gjunjëzuar botën si në aspektin e numrit të lartë të viktimave, ashtu dhe në dëmet e mëdha që ka shkaktuar në ekonomi. Por, teksa koronavirusi përhapet me ritme të shpejta, kanë nisur akuzat e para në lidhje me shpërndarjen e virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë, pritet që të shkaktojë debate deklarata e Luc Montagner, një nga virologët më të njohur në botë, dhe i celebruar ndërkombëtarisht si zbuluesi i virusit HIV që shkakton AIDS, zbulim për të cilin ka marrë çmimin Nobel për Mjekësinë në vitin 1983.

Montagner është shprehur se koronavirusi është i modifikuar dhe se brenda ka elementë të HIV. Profesori i Institutit Pasteur në Paris gjatë një interviste ka deklaruar se nga vrojtimet e tij  dhe disa kolegëve të tjerë, koronavirusi i ri nuk mund të jetë tërësisht rezultat i natyrës.

“Me kolegun tim Jean-Claude Perez kemi analizuar me vëmendje genomën e virusit. Ashtu siç kanë analizuar edhe kolegë indianë, në koronavirusin e ri ndodhen sekuenca të virusit HIV”.

Montaigner mendon se kjo është provë që virusi është modifikuar në Kinë, pikërisht në Ëuhan, ku ekziston një laborator që studion koronaviruset. “Ndoshta ata po bënin studime për një vaksinë të AIDS, por më duket si një vepër shtriganësh, që natyra nuk e pranon”, thotë profesori francez për podcastin e specializuar në mjekësi “Pourquoi Doctor”.

Gjithsesi, sipas tij, elementët e HIV do të zhduken me kalimin e kohës, gjë që do të dobësojë virusin.

“Natyra nuk pranon manipulimet molekulare, dhe do t’i eliminojë këto elementë me kalimin e kohës, edhe pa bërë asgjë. Por kjo do të na kushtojë shumë të vdekur”, vijoi Pasteur, që shtoi se Kina duhet të thotë të vërtetën, “sepse gabime mund të ndodhin, por ka rëndësi që të pranohen”.  

Vlen të theksohet se virologu ka qenë i kritikuar vitet e fundit për disa pozicione ekstreme, nga dyshimet mbi vaksinat tek mbështetja e kurimeve omeopatike për sëmundje të rënda si ato degjenerative./ Opinion.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!