Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaAustria më 15 maj hap shkollat, kishat dhe restorantet

Austria më 15 maj hap shkollat, kishat dhe restorantet

Austria do t’i zbusë akoma më shumë masat e bllokimit për shkak të koronavirusit, pasi nga 15 maji do të lejohen që të hapen restorantet dhe kafenetë dhe shërbimet fetare të rifillojnë.

Kështu ka njoftuar kancelari Sebastian Kurz në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.

“Ne po shkojmë më shpejt sesa vendet e tjera drejt diçkaje që është normaliteti i ri”, ka thënë Kurz, duke shtuar se “bizneset e gastronomië” do të rihapen nga data 15 maj dhe do të lejohen të punojnë deri në orën 23:00.

Austria ka vepruar menjëherë në fazën e parë të shpërthimit të virusit duke mbyllur para më shumë se një muaji restorantet, kafenetë, teatrot, shitoret joesenciale dhe të gjitha vendet ku mund të kishte grumbullime të njerëzve. Në ndërkohë, që të gjithë qytetarët janë këshilluar të rrinë në shtëpitë e tyre dhe nëse është e mundur të punojnë po ashtu nga shtëpitë.

Por, ka qenë edhe ndër vendet e para që ka filluar t’i zbusë masat e bllokimit duke lejuar shitoret, qendrat dhe shitoret që kanë më pak se 400 metra katrorë të rihapen një javë më parë. Qendrat tregtare, shitoret më të mëdha dhe sallonet e bukurisë do të rihapen më 1 maj.

Dyqanet që janë rihapur duhet të kufizojnë numrin e konsumatorëve që lejojnë të futen brenda dhe duhet të kenë maska. Kurz ka thënë se mbajtja e maskës në fytyrë do të jetë pjesë e “normalitetit të ri”.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, shkollat e mesme do të rihapen në fillim të majit për nxënësit që janë në klasën e fundit, derisa Kurz ka thënë se shkollat për nxënësit në klasët e tjera do të nisin më 15 maj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!