15 persona llogariten të shëruar nga COVID-19 në këto 24 orët e fundit. Dy pacientë, të moshave 83 dhe 66 vjeç kanë ndërruar jetë, ndërsa janë konfirmuar edhe 37 raste të reja të infektuar, prej të cilëve 9 në Kumanovë, 8 në Shkup, 8 në Ohër, 5 në Prilep, 3 në Tetovë, 3 në Veles dhe 1 në Koçan. Me këtë, numri total i të prekurve me koronavirus në Maqedoni arrin në 1207 persona.
Shkupi me 409 dhe Kumanova me 329 të infektuar, mbeten në krye të listës si qytetet më të prekura. E edhe pse është kërkuar futja e Kumanovës në Karantinë, një gjë e tillë nuk do të bëhet, përsëriti sot në një intervistë për DW, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Masat e tanishme janë të mjaftueshme tha ai duke shtuar se rezultatet do t’i shohim javëve në vijim.
“Çfarëdoqoftë mase shtesë nga këto që i kemi dhe vlejnë për gjithë territorin e shtetit nuk kanë absolutisht asnjë qëndrueshmërie epidemlogjike. Nuk ka asbolutisht ansjë logjikë të ndalohet hyrja dhe dalja në cilindo qytet, jo vetëm në Kuamnovë, qytetarët e së cilës punojnë edhe në qytete tjera, si në Shkup”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sa i përket zbutjes së masave restriktive, siç është ora policore, Filipçe tregon se tashmë janë marrë aktivitete me anëtarë të komisionit për sëmundje infektuese të cilët po punojnë me operatorë ekonomik që në bazë të rekomandimeve epidemiologjike të organizohet puna në fabrika, restorante dhe transportin publik.
Nuk dha një afat konkret, por Filipçe pohon se zbutja e masave mund të ndodh në fillim të majit, nëse vlerësohet se është në rregull të ketë zbutje të ndalesave, por prap se prap ndyshimi i masave do të bëhet dalë-ngadalë, gjithnjë duke mabjtur distancën sociale.
“Qytetarët patjetër të jenë të vetëdijshëm se nuk do të mund, jo vetëm tek ne por gjithkund në Botë, që jeta të kthehet në normalitet ashtu siç ishte, sepse do të kalojë periudhë e gjatë kohore deri në fund të këtij viti, me shumë gjasa edhe në fillim të vitit të ardhshëm, deri sa nuk del vaksina”, tha Filipçe.
I pari i shëndetësisë po ashtu thotë se është ende herët për tu thënë qytetarëve nëse duhet apo jo të mendojnë për pushimet verore. Një gjë të tillë e thotë edhe për mbajtjen e zgjedhjeve duke shtuar se në asnjë moment kur janë vendosur masat nuk është menduar për zgjedhjet parlamentare që duhej të mbaheshin më 12 prill.