Facebook vendosi etiketat paralajmëruese, pa i larguar, në 40 milionë postime në platformën e saj përgjatë muajit mars, që përmbajnë pretendime paralajmërime në lidhje me informacionin mbi koronavirusin, zbuloi një zëdhënës i Facebook të mërkurën.
Kompania në muajt e fundit ka “hequr edhe qindra mijëra dezinformata që mund të çojnë në dëmtime të menjëhershme fizike”, siç ishin pohime të rreme se “pirja e lëngut kuron virusin dhe teoritë si distanca fizike është e paefektshme në parandalimin e përhapjes së sëmundjes”, Guy Rosen, zëdhënësi i integritetit në Facebook, shkroi në një postim në blog të publikuar të mërkurën.
Gjiganti i rrjeteve sociale po punon me një rrjet prej 60 organizatash për kontrollimin e fakteve në të gjithë botën, që shqyrtojnë postimet në më shumë se 50 gjuhë, tha Rose.