Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Meri Bërns sot ka ndarë donacion, konkretisht pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor.
Donacioni është pranuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Miqte e mirë në ditë të vështira!
Me Ministrin e Shëndetësisë pranuam
doanacion nga Ambasadorja Amerikane në materiale mbrojtëse personale për mbrojtjen e personelit shëndetësor. FALEMINDERIT AMERIKE”, ka shkruar në rrjetin social facebook zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.