Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH kërkon që kontributet e pagave të subvencionohen për 100 për qind

ASH kërkon që kontributet e pagave të subvencionohen për 100 për qind

Aleanca për Shqiptarët kërkon ndërhyrje në masën e parë të paketës së dytë të masave të qeverisë si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19. ASH-ja kërkon që tek të gjitha bizneset kontributet e pagave të punëtorëve në nivel të pagës minimale të subvencionohen për 100%.

“Bizneseve të goditura nga kriza, në vend 50%, t’u mundësohet 100% subvencionimi i kontributeve të pagave të punëtorëve në nivel të pagës minimale. Bazuar në numrin e të punësuarve në veprimtaritë e goditura nga kriza para së gjithash hoteleri, turizëm dhe transport që (sipas ESHS të RMV, IV/2019) është 72 743 të punësuar dhe kontributeve prej 107,6 euro të llogaritura në pagën minimale nevojiten 15.6 milion euro për dy muaj. Që do të thotë që 7.8 milion eurove t’u shtohen edhe 7.8 milion euro shtesë pra 100% që masën 1, të masave të qeverisë do ta bënte më të pranueshme, duke kontribuar në mbajtjen e punëtorëve në punë”, thuhet në kërkesën e ASH-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments