Angli: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati në shtator

0
12
A medical personnel holds a kit for the test for Coronavirus outside one of the emergency structures that were set up to ease procedures outside the hospital of Brescia, Northern Italy, Tuesday, March 10, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms, such as fever and cough. For some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness, including pneumonia. (Claudio Furlan/LaPresse via AP)

Sarah Gilbert, një profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se ajo është “80% e sigurt” se një vaksinë që po zhvillohet nga ekipi i saj do të dëshmohet efektive deri në vjeshtë.

Sipas Times, u raportua se hulumtimet klinike te njerëzit për vaksinën janë caktuar të ndodhin brenda dy javësh, duke e bërë atë një nga përpjekjet më premtuese në botë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu ka treguar që, nëse rezultatet duken pozitive, ajo është e përgatitur të financojë miliona doza paraprakisht.

Kjo do të thotë që nëse testet janë të suksesshme, një imunizim kundër Covid-19 do të ishte në dispozicion të gjerë për publikun menjëherë.