Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTestimi i vaksinës kundër Kovid-19, pas katër muajsh

Testimi i vaksinës kundër Kovid-19, pas katër muajsh

Përhapja e shpejtë e pandemisë, COVID 19 pos ndryshimeve drastike në rendin botëror, ka ndikuar edhe në mjekësinë botërore e veçanërisht në sferën e zhvillimit të vaksinave. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar të vaksinave, Jerome Kim tha se përpjekjet për të zbuluar sa më shpejtë vaksinën kundër kësaj sëmundjeje ishin të paprecedentë dhe se është e jashtëzakonshme që më 17 mars një vaksinë u testua në njeri. Kim megjithatë thotë se nuk dihet kur do të jetë gati produkti final.

Në rrethana të zakonshme duhen 5 deri në 10 vjet për të zhvilluar një vaksinë. Kemi parë shpejtësi të pa precedentë. Fonde të shumta po iu ndahen kompanive për ta pasur gati vaksinën dhe për ta testuar atë në qenie njerëzore për një periudhë kohore prej 4 muajsh. Është e jashtëzakonshme që më 17 mars testuam vaksinë, por kjo jo domosdoshmërish garanton sukses. Zhvillimi i vaksinës poashtu karakterizohet nga një shkallë e lartë e dështimit. 93% është shkalla e dështimit mes testimit të parë që bëjmë në kafshë e deri tek regjistrimi i një produkti – tha Jerome Kim, Instituti Ndërkombëtar i Vaksinës.

Momentalisht distanca fizike mbetet masa më e sigurt për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Pasi së fundmi Akandemia Kombëtare e Shkencave të SHBA-së përmes një letre drejtuar Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se nuk është e vërtetë që moti i nxehtë do ta shkatërrojë virusin korona. Për këtë Akademia Shkencore amerikane i referohet edhe imunitetit të ulët global të njerëzve. Ndërkohë revista të ndryshme shkencore shkruajnë se mutacionet e Covid-19 po ndodhin më ngadalë sesa mutacionet e viruseve të tjera, si ato të gripit sezonal. Gjithsesi shkencëtarët nuk besojnë ata do të jenë më infektive apo më fatale sesa ai i llojit origjinal që u shfaq në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Studimi i fundit nga Kombet e Bashkuara parashikon rritje masive të varfërisë në nivel global, gjegjësisht gjysmë miliard njerëzish do të kenë problem me ekzistencën në rast se shtetet në zhvill nuk marrin urgjentisht ndihmë. Kjo do të ishte rritja e parë globale e varfërisë në 30 vitetet e fundit dhe do të kërkonte deri në 30 vjet për t’u kompensuar, veçanërisht në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Andaj KB u bën thirrje liderëve botëror të merren vesh për një “Paketë shpëtimi për të gjithë”.

Nga ana tjetër, “Vendlindja” e Covid-19, qyteti kinez, Vuhan mbrëmë iu kthye normalitetit, pas plotë 76 ditësh izolim. Po në këtë vend është rritur për 300% numri i kërkesave për lidhje të kurorës. Përskaj lidhjeve të shumta që i mbijetuan periudhës së fundit, supozohet poashtu se do të rritet edhe numri i shkurorëzimeve. Ndërsa pastrimi i ajrit vazhdon të mbetet efekti pozitiv anësor i masave që po ndërmarrin shtetet gjithandej për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Së fundmi u befasuan indianët, teksa për herë të parë pas 30 vitesh mund të shihnin malet Himalaje, nga një largësi prej 200 km.

Anesa Salihu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!