Ministria e shëndetësis me  keqardhje  ju njofton  se  lehona 27-vjeçare nga Kumanova ndroj jetë e cila ishte pozitiv në Covid-19.
Ajo pati një lindje të parakohshëme   më 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, lindi një djalë i cili doli me test  negativ ndaj virusit.
Lehona u transferua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 31 mars për shkak të përkeqësimit të pasqyrës klinike dhe vështirësive në frymëmarrje. Pas gjithë përpjekjeve të mjekëve, zhvillimi i shpejtë dhe agresiv i sëmundjes ishte fatal.
Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës informon se foshnja është në gjendje të mirë, ende është në kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrjen të vazhdueshme nga stafi mjekësore i klinikës.

		 
		 