Salim Sulejmani-Myfti në Bashkësinë Islame nê Strugë
Nata e Beratit dhe aktualiteti ynë
Allahu i Madhërishëm me një arsyeje të qartë ka krijuar divesritetin në të gjitha segmentet, kështu që kemi dallime në të kuptuarit, mundësitë dhe perceptimin tonë. Nëse nuk do të ishte kështu atëherë nuk do të kishte kuptim përgjegjësia e zemrave njerëzore, respektivisht përse Allahu t’i jep të drejt zgjedhje njeriut. Pikërisht, për shkak se çdo njeri është një individ në vete dhe në këtë mënyrë ka të drejtë zgjedhje kur para tij gjenden sfida dhe sprova të ndryshme
Mu për këtë diversitet të njeriut duhet të shohim aktualitetin në botë. Vallë, çka është kjo që në masë të madhe ka shkaktuar panik dhe frikë tek njeriu? Çka është ajo që as me sy nuk mund të shihet, ndërsa ka bërë një rrëmujë të tillë në botë? Kemi të drejt të komentojmë dhe interpretojmë situatën dhe të japin edhe teori të ndryshme rreth kësaj pandemie që sot ka kapluar dhe ka heshtur gjithë botën. Megjithatë duhet ta dimë se kjo është një nga shenjat e Zotit me të cilat dëshiron që njeriut t’ia tërheq vëmendjen. Pikërisht, kjo gjendje tregoi paaftësinë dhe dobësinë tonë si njerëz karshi sprovave të dynjasë. Këto janë momente ku njeriu është i paftë të bëj diçka pa ndihmën dhe vullnetin e Zotit.
Sonte kemi natën e Beratit, apo natën e lutjeve, faljes dhe dëshirave siç njihet në literaturën Islame. Allahu i Madhërishëm shpesh gjatë vitit na ka dhënë momente të bukura ku neve si njerëz duhet të strehohemi nën flladin dhe mëshirën e tij. Gjithë kjo panik dhe frikë që ka kapluar njeriun tregon se krijesa më e dashur e Zotit është dhënë shumë tepër pas gjërave materiale duke lënë mënjanë shpirtëroren. Njeriu është krijuar edhe nga materia edhe nga shpirti, andaj lënia anash e njërës dhe dhënia pas tjetrës do të reflektoj tek njeriu negativisht, andaj njeriu duhet të mbaj ekuilibrin mes këtyre.
Si musliman duhet të dimë se këto janë shenja dhe sprova që duhet t’i kalojmë me durim dhe duke iu përmbajtur të gjitha masave që kërkohen nga ne.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“ Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”! (Bekare 214)
“Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall.” (Shuara 80)
Pra Allahu është Ai që sprovon, lëshon mëshirën, shëron dhe jep furnizimin. Andaj, vëllezër të dashur edhe kjo sprovë e këtij virusi që ka heshtur gjithë globin është një nga shenjat dhe sprovat e Zotit për t’ia na i hapur sytë se mos vallë e kemi tepruar me arrogancën dhe egoizmin tone. Në këtë natë te bekuar të Beratit duhet të reflektojmë për veten tonë dhe t’i kërkojmë falje Zotit për lëshimet tona. Gjithashtu duhet të jemi afër njëri tjetrit për çdo nevojë. Kjo kohë krize është moment më i mirë për të treguar vlerat tona humane, t’i shtrijmë dorën njëri tjetrin dhe tu dalim në ndihmë atyre që kanë nevojë.
Nata e Beratit është natë e lloit të vecantë, pra sonte caktohet fati i njeriut, andaj duhet ta dimë se jeta dhe vdekja është në dorë të Zotit dhe nuk duhet të kemi frikë as të bëjmë panik sepse jemi robër të Zotit dhe Ai është më i mëshirshmi për robërit e vet.
Dhe për fund ta përmendim ajetin e Kuranit Fisnik ku Allahu i Madhërishëm na jep sihariq se pas vështirësive gjithmonë vjen lehtësimi: E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. (Inshirah 5-6)