Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiGjendja në Labunishtë, shtabi kërkon karantinë (VIDEO)

Gjendja në Labunishtë, shtabi kërkon karantinë (VIDEO)

Orë policore në vend të izolimit. Kjo është një nga opsionet që në tavolinë shqyrtohet në rajonin e Strugës ku ka të infektuar me virusin Korona. Këtë për Alsat e konfirmuan edhe nga Shtabi i krizës në Strugë. Për momentin situata më e rënduar është në Llabunishtë, pastaj radhitet Veleshta, Tateshi.

Qytetarët e Strugës në pjesë më të madhe janë për izolim të vendbanimeve ku ka të infektuar, me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

“Duhet, madje sa më shpejtë të jetë e mundur. Sepse atje janë të sëmurë. Jemi të frikësuar. Ndoshta është grip i zakonshëm, por kjo është pandemi”.

“Mendimi im është të izolohen vetëm fshatrat ku ka të sëmurë, ndërsa të tjerët nuk mundet t’i izolosh të gjithë, sepse bëhet fjalë për grup të madh njerëzish, 20-30 mijë njerëz. Nuk mundeni t’i izoloni të gjithë. Ky është mendimi im, pasi ne kemi obligime të përditshme”.

Nga shtabi i krizës në Llabunishtë thonë se presin vendimet e autoriteteve kompetente, si do vendosin ato, ashtu edhe do veprojnë. Nga bashkësia lokale e Veleshtës thonë se janë kundër izolimit të fshatit të tyre.

Në qytetin e Strugës edhe sot kishte frekuentim të shtuar të njerëzve, ndërsa punonin edhe një pjesë e dyqaneve. Sipas policisë së Ohrit, nuk janë regjistruar persona të ri me vendim për izolim, ndërsa në Dibër ka katër persona të ri në vetë-izolim. Në rajonin e SPB- Ohër, janë regjistruar gjithsej 668 persona që janë në karantinë shtetëror.

Miki Trajkoski

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments