Qeveria sot mori masa te reja shtrenguese.
Nga dita e mërkurë Ora policore në mbarë shtetin do të filloj nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00 të mëngjesit. Kështu vendosi qeveria në mbledhjen e sotme.
Ndërkohë që gjatë fundjaves ora policore do të zgjas 24 orë. Masë e këtillë ditë më parë u vendos për qytetin e Kumanovës.
Gjatë orës policore do të mund të lëvizin lirshëm të gjithë ata që paraprakisht kanë siguruar leje për shkuarje-ardhje nga vendet e punës dhe raste të tjera.