Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Mësohet se ka ndërruar jetë Skënder Kurti ish kampion boksi. Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili i ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale. “Të qoftë dheu i lehte Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj që këtë herë nuk ja dole!”- shkruan Paloka. Kujojmë se vetëm pak javë më parë 61-vjeçari Ner Kurti, ish kampion i Boksit dhe trajner për 30 vite, pësoi vdekje klinike, por nuk arriti që t’ja dilte.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shënderësisë. Kuti ishte i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.