Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFamiljet sociale do të fitojnë plus 1 mijë denarë në muaj për...

Familjet sociale do të fitojnë plus 1 mijë denarë në muaj për energjinë elektrike

Në konferencën për media, ndihmës ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhonul Bajraktar i shoqëruar nga ndihmës ministri plotësues, Sanela Shkrijell, bënë me dije masat sociale të dekretuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Flaka

“Pikërisht në situata të rënda, duhet ta dijmë që në shtetin tonë askush nuk është harruar. Se bashkërisht do të përballemi me krizën që shkaktoi koronaviruesi, respektivisht Kovid 19. Nga dy paketet e masave të ndërmarra për përballimin e gjendjes ekonomike dhe shëndetësore, qeveria tregon qasje fundamentale për nevojat e segmenteve të ndryshme shoqërore, sepse, pasojat pas krizës mvarren nga masat që i kemi marrë gjatë krizës. Me paketin e dytë të masave, përveç mbrojtjes së vendeve të punës, një nga masat kyqe është edhe ndihma financiare për personat dhe familjet të cilave ndihma u është e patjetërsueshme”, tha Bajraktar, përcjell Flaka

Me njërën nga këto masa, sigurohet ndihmë ekonomike për personat që janë pjesë e ekonomisë joformale dhe të mbetur pa të ardhura.

“Konkretisht, personat që ngelën pa punë, ose ishin pjesë e ekonomisë joformale u mundësojmë hyrje në kujdesin social përmes sigurimit të së drejtës së pagës minimale si ndihmë sociale e garantuar. Që të përftojnë nga kjo masë, do të verifikohet në bazë të mesatares së përgjithshme të të hyrave të të gjithë anëtarëve të familjes në të gjitha nivelet. Vlerësoj, nga muaj i ardhshëm në vend të tre muajve të deritanishme. Kjo masë do të zgjas dy muaj, edhe atë Prill dhe Maj – 2020”, tha zv.ministri Xhonul Bajraktar.Masë tjetër për shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të jetë pagase plotësuese për enrgji elektrike në dy muajt në vijim, pra Prill dhe Maj. Këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë mbi 30 mijë shfrytëzues të ndihmave sociale.

Ndihmës ministri plotësues, Sanela Shkrijell njoftoi që pjesë e masave do të jetë edhe e drejta e fëmijëve. Shtesat për shkollim do të realizohen pa konfirmim për pjesëmarrje në procesin e rregullt mësimor. raporton Flaka
“E drejta për ndihmë në shkollim do të vazhdon edhe më tej, edhe pse përballemi me një situatë të ndërprerjes së procesit të rregull mësimor. Kjo do të vlen jo vetëm për gjendjen aktuale, por edhe për muajt e kaluara, pra muajt Janar dhe Shkurt. Këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë gati 80 mijë fëmijë”, tha Shkrijell, e cila njoftoi që do të vazhdojnë afatet për aplikim të ndihmës së njëhershme apo për mjete të kompensimit material për fëmijë e tretë dhe të katërt. Kjo masë do të vlen në 3 muajt e ardhshëm pas ditës së heqjes së gjendje së jashtëzakonshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!