Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNë Berlin, 500 deri në 1 000 euro gjobë nëse nuk respekton...

Në Berlin, 500 deri në 1 000 euro gjobë nëse nuk respekton distancën

Mosrespektimi i distancës minimale prej 1,5 metrash në Berlin për të luftuar pandeminë e koronavirusit gjobitet deri në 500 euro, njoftoi sot bashkia e kryeqytetit gjerman.

Gjermania ka zgjatur deri më 19 prill masat e saj të distancimit shoqëror dhe kufizimeve.

Secila nga 16 landet ka miratuar një sistem gjobash.

“Kushdo që largohet nga shtëpia e tyre pa ndonjë arsye të fortë, do të duhet të paguajë gjobë nga 10 deri në 100 euro”, paralajmëroi gjithashtu kryetari i bashkisë, socialdemokrati, Michael Müller.

Edhe pse nuk ka një mbyllje totale në kryeqytet, banorët megjithatë janë të ftuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin përveç blerjeve, këshillimi me një mjek ose të shkojnë për shëtitje në një park, në distancë nga të tjerët.

Në lande të tjera të Gjermanisë, siç është ai i Hessent, gjobat për mosrespektimin e distancave mund të jenë edhe më të kripura dhe të arrijnë deri në 1 000 euro.

Gjermania numëroi sot në mëngjes 79 696 raste me koronavirus, (+6 174 brenda 24 orëve) dhe 1 0017 të vdekur, sipas institutit ”Robert Koch”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!