Në moshën 43 vjeçare, sot ka vdekur Sefer Avdi Batusha nga Krusha e Vogël.
I ndjeri ishte djali i vetëm, pasi gjatë luftës atij ia vranë babanë dhe dy vëllëzërit.
Ai la pas gruan dhe dy fëmijë.
Lajmin e mortjes e kanë dhënë familjarët teksa shkruajnë:
Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeqare Sefer Avdi Batusha nga Krusha e Vogel.
Seferi ishte djali i vetem i familjes pasi gjatë luftës humbi babain dhe dy vëllezërit e tij.Si bashkefshatare ndajme dhimbjen me familjen pasi qe Seferin te gjithe e njihmin si aktivist dhe kontributdhenes.
Ai pas lufte kreu edhe detyren e kryetarit te fshatit. I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët.
Per shkak te gjendjes se krijuar nga Covid-19 e pamja do te behet vetem nga rrethi i ngushte familjar.Per varrimin dhe procedurat tjera ju njoftojme me vone.
Ngushellime familjes Batusha.