Deklaroi se koronavirusi s’është i vërtetë por veçse një shpikje, nisin hetimet për analistin e njohur

0
12

Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42,344 vdekje, analisti Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha është një shpikje.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në postimet e tij në Facebook, Jazexhiu ka rrëzuar poshtë vërtetësinë e virusit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe komente ndaj masave shtrënguese të marra nga qeveria Rama. Mësohet se ditën e djeshme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, për “deklarata të gabuara”, në mesin e tyre edhe Jazexhiu.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Open”, gazetarja Anila Hoxha deklaroi se për të dhe të tjerët kanë nisur hetimet dhe se tashmë dosja gjendet në prokurori.

Top Channel


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5