Kumanova, qendra e qytetit përplot me njerëz dhe automobila. Ka radhë para bankave, barnatoreve. Ndonëse Kumanova është qyteti i dytë pas Shkupit me më shumë të infektuar, qytetarët edhe përkundër borës dhe rekomandimeve të autoriteteve të qëndrojnë në shtëpi, ata kishin dalë jashtë. Qytetarët që i pyetëm pse kanë dalë nga shtëpia kishin arsyetim, thonë se patjetër të kryhen detyrimet e domosdoshme.
“Unë dola të paguaj faturat dhe menjëherë shkoj në shtëpi”.
“Patjetër të shkojmë në mjek, kemi edhe raport”.
“Unë kam punë urgjente, bëhet fjalë për shëndet. Më është rritur sheqeri dhe patjetër të shkoj për terapi”.
Një pjesë e qytetarëve të Kumanovës kërkojnë masa më të rrepta.
“Ata që besojnë në rekomandimet e mjekëve qëndruan në shtëpi, ata që nuk besojnë, çfarë t’ju bëjmë. Ata nuk edukohen brenda natës. Nevojiten masa më të rrepta dhe rregullohet gjendja”.
Edhe në Kumanove, përveç nëpër markete, rrëmujë ka edhe para bankave dhe barnatoreve.
“Pensionistët janë më shumë. Nuk mund të merresh vesh. U thua të qëndrojnë në shtëpi, ata vijnë këtu, ndërsa ne patjetër të vijmë në punë. Edhe unë do qëndroja në shtëpi, nuk do paguaja taksi, por patjetër, kam familje”.
Në Kumanovë sot ka 8 raste të reja të infektuar me Korona virus. Gjithsej të infektuar janë 54 persona, ndërsa dy kanë vdekur.
Kryetari Maksim Dimitrievski nuk heq dorë nga ideja në qytet të shpallet gjendje krize, që do të thotë, kontrollim i hyrjes dhe daljes nga qyteti.
Në këtë moment Kumanova me resurset e veta lufton me këtë situatë. Por ato resurse harxhohen dhe buxheti jonë është i kufizuar. Nuk kemi shumë hapësirë të madhe buxhetore të intervenojmë – u shpreh Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.
Dimitrievski apelon në qytet të hapen pika për testim dhe në mënyrë intensive të merren mostra nga qytetarët që ankohen dhe që kanë simptoma të virusit korona. Kryetari i komunës kërkoi nga Ministria e punës dhe politikës sociale t’i ndihmojë familjet në nevojë dhe të varfrit.
Për momentin Qendra e punëve sociale është përjashtuar nga gjitha aktivitetet. Komuna deri në këtë moment nuk ka marrë asnjë resurs nga ana e organeve shtetërore, përveç bashkëpunimit shumë të mirë me Armatën dhe Policinë – tha Maksim Dimitrievski, kryetarë i Kumanovës.
Tregu në Kumanovë është mbyllur. Tezgat janë të zbrazura, përveç ndonjë shitësi i cili në vend të improvizuar shet në rrugën kryesore. Në hyrje nga Shkupi është vendosur pajisje që i dezinfekton automjetet që hyjnë në qytet.
Bojan Stojanovski