Tre pacientë të shëruar dhe tre vdiqën dhe 201 të infektuar deri më tani është bilanci tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, ndërsa vajza 4-vjeçare në Shtip është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sa i përket pacientit nga Tetova i cili qëndronte në Kozle, Filipeçe tha se ai ka qenë i palëvizshëm dhe nuk ka infketuar personelin mjekësor.
“Pacienti qëndroi për dy javë, por ishte i palëvizshëm dhe kishte vetëm një vizitë. Më pas, është lëshuar nga spitali u testua dhe iu referua Klinikës Infektive. Një numër shumë i vogël i pacientëve. 14 punonjës të shëndetit dhe 4 pacientë janë ekzaminuar pa simptoma, u përgjigj Filipce
SIpas Filipces, pacienti ka dalë pozitiv, dhe dhjetë anëtarë të familjes së tij janë duke u testuar, por të gjitha rezultatet e deritanishme kanë qenë asimptomatike.
Ndryshe sot Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 24 raste të reja të koronavirusit, dhe atë në Shkup (15), Kumanovë (katër), Dibër (dy), Ohër (një), Shtip (një), Tetovë (një), me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me koronavirus sot deri në ora 12 është 201 persona.