Me 81 vota për është shkarkuar Qeveria Kurti, e cila si partner qeverisës kishte Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti arriti të qeverisë jo më shumë se 50 ditë.
Mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK e Isa Mustafës e kanë përkrahur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline,përcjell Struga Ekspres.
Në seancën maratonike që nisi në ora 11:00, kishte deklarata e replika të ndryshme, ku nuk munguan edhe fyerjet e shumta.
Shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga kryeministri Kurti bëri që LDK të hedh mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, dhe me votimin e deputetëve edhe të bie Kryeministri Kurti.
Kreu i LDK-së e quajti tradhti aktin e partnerit të tij Albin Kurtit, i cili e shkarkoi Veliun, pasiqë përhapi panik, duke përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e propozoi Presidenti Hashim Thaçi.