Në një lidhje më ABCnews, aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve Sonila Alushi e cila jeton në Bergamo ka folur për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.
Ajo ka treguar detaje sa të frikshme dhe të rëndësishme, duke na bërë të ditur që situata atje është shumë serioze.
Gjatë bisedës në një lidhje me “Skype”, ajo tha se në Itali kanë humbur jetën 9 shqiptarë, edhe pse nuk është raportuar, shkruajnë mediat shqiptare.