Tashmë është zyrtare, finalet e Champions League dhe Europa League janë shtyrë për një datë të pacaktuar
UEFA edhe zyrtarisht ka njoftuar se finalet e Champions League dhe Europa League, që ishin planifikuar për muajin maj, janë shtyrë për shkak të koronavirusit.
Edhe finalja e Champions League në konkurrencën e femrave është shtyrë.
UEFA nuk ka treguar një datë për zhvillimin e tyre, pasi fillimisht duhet parë kur mund të fillojnë ligat e bashkë me to, edhe faza eliminuese në Champions dhe Europa League.
Sido që të jetë, fundi i qershorit, siç ishte planifikuar të përfundojë gjithçka, mund të mos ndodhë, pasi situata nuk është duke u normalizuar nga kjo pandemi që ka pushtuar botën.
OFICIAL | La UEFA APLAZA SIN FECHA las FINALES de #UCL y #UEL con motivo de la crisis del Coronavirus.
¡A las 12, @elchiringuitotv en MEGA!