Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVendim i ri i Qeverisë: Kufizohet lëvizja e të rinjve dhe pleqve,...

Vendim i ri i Qeverisë: Kufizohet lëvizja e të rinjve dhe pleqve, ja kur mund të lëvizin

Qeveria në seancën e sotme vendosi të kufizoj lëvizjen e të rinjve deri në moshën 18 vjeçare si dhe të të moshuarve mbi 67 vjeç.

Kufizimi për të rinjtë do të vlej nga ora 21 deri në mesditën e ditës së ardhshme, që nënkupton nga ora 21:00 deri në ora 12:00. Ata mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 21:00. Derisa të moshuarit do të mund të lëvizin nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 11:00. Kufizimi për ta hyn në fuqi nga ora 11:00 dhe zgjatë deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme.

Kjo me qëllim që të mos ndeshen këto dy kategori, të rinjtë si bartës të koronavirusit, derisa të moshuarit si kategoria më e rrezikuar.

Ndërkohë që ora policore me vendimin e sotëm të qeverisë nga ora 21:00 do të zgjas deri në ora 05:00 dhe jo deri në ora 06:00 siç ishte caktuar më parë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments