Ankohet njê banor i Ladorishtit për hedhjen e mbeturinave në lumin që kalon në Ladorisht nga disa banorë të këtij lokaliteti,shkruan Struga Ekspres.
Sipas tij këto mbeturina dëmtojnë imazhin e Ladorishtit dhe ndotin lumin që përshkron këtë fshat duke hedhur, tesha, sende të ndryshme,madje edhe divan.
Banori për Struga Ekspres apelon që të mos hidhen këto mbeturina sepse përvec që ndotin Ladorishtin,dëmtojnë natyrën dhe shëndetin e çdo banori duke ia marre frymën edhe rrjedhës së lumit të vogël.
Sipas banorit të këtij fshati me iniciativê të Bashkësisê Lokale tê Ladorishtit është pastruar mê parê ky lum nga mbeturinat që i hedhin njerëz të pandërgjegjshëm.
(Struga Ekspres)