Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇulev: Ora policore të fillojë në orën 18:00

Çulev: Ora policore të fillojë në orën 18:00

Ministria e Brendshme nuk do ti tolerojë më qytetarët, që lëvizin pa leje gjatë orës policore. Në ditën e parë të orës policore, u lëshuan 74 paralajmërime dhe u ndaluan 18 qytetarë. Disa nga të ndalurit kundërshtuan paralajmërimin e policisë, të tjerët kanë pasur edhe armë.

Nëpunësit policorë gjatë mbrëmjes së kaluar kanë ndaluar gjithsej 18 qytetarë. Edhe atë, 5 persona nga rajoni i Tetovës, 2 nga rajoni i Gostivarit të cilët edhe përkundër paralajmërimeve nga ana e policëve nuk kanë vepruar sipas asaj që u është thënë, por me agresivitet janë sjellë ndaj policëve, pas çka të njëjtit janë arrestuar. Në rajonin e Kumanovës janë arrestuar 2 persona që nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje dhe te të njëjtit janë gjetur edhe armë. Në Radovish gjithashtu janë arrestuar dy persona, një në Shtip dhe 6 persona në Koçan- deklaroi Naqe Çulev, ministër i punëve të brendshëm.

Çulev kërkon ndalesa e lëvizjes në vend se nga ora 21 të fillojë nga ora 18 dhe të zgjasë deri në ora 06:00 të mëngjesit.

Angazhohem për ndërmarrjen e masave më të ashpra për tejkalimin e pasojave që nga dita në ditë janë më serioze, angazhohem për kufizim më rigoroz të lëvizjeve të qytetarëve, me qëllim të pengimit të përhapjes së virusit Covid 19- shtoi Naqe Çulev- MPB.

Përjashtim nga ora policore bëjnë rastet urgjente mjekësore, blerja e ilaçeve në barnatore, por për këtë duhet të tregoni dokumentacion mjekësor. Me leje të veçanta mund të shkoni në punë nëse jeni në turnin e natës, siç janë shpërndarësit, furrtarët. Autobusët e fundit të NPT do të lëvizin mes orës 19 dhe 20 ndërsa autobusi i parë pas orës 6 të mëngjesit.

Ora policore:

Përjashtime: rastet urgjente mjekësore, blerja e ilaçeve në barnatore me dokumentacion mjekësor

Përjashtime për profesione: policia, armata, personeli mjekësor, punonjës nëpër kompani private me leje të posaçme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!